Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar një kërkesë nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që ka të bëjë me çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, konkretisht lidhur me ndryshimin e formës së votimit nga i hapur në të mbyllur.
Sipas përgjigjes zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, kjo kërkesë është parashtruar më 12 maj 2025 dhe tashmë është regjistruar dhe proceduar në përputhje me procedurat e brendshme ku kanë deklaruar se kanë pranuar edhe komente nga palët mbi këtë rast.
“Kjo kërkesë është parashtruar në Gjykatë, më 12 maj 2025. Kërkesa e parashtruar tashmë është regjistruar dhe proceduar nga Gjykata, dhe përgjatë ditës së djeshme janë pranuar edhe komentet nga palët e interesit në këtë rast”, thuhet në deklaratë.
Gjykata bën të ditur se çështja do të shqyrtohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së saj. Vendimi për këtë rast do të bëhet i ditur në kohën e duhur për të gjitha palët e përfshira, si dhe për publikun e gjerë.
‘’ Kërkesa do të shqyrtohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës, dhe për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinion’’ thuhet në përgjigjien e Gjykatës Kushtetuese për FrontOnline.



Të tjera
Aktuale
Tronditet Prishtina në ditën e Bajramit, ngjarje e rëndë spo ndodhi
Policia ka konfirmuar vdekjen e një
Lajme
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Një veturë ka rënë nga ura
Aktuale
Lumir Abdixhiku tregon disa shije të tij në 60 sekonda
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir