Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e kryeministrit Albin Kurti dhe atë të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani.
Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, bëri të ditur se të dy kërkesat do të shqyrtohen së bashku, pasi kanë të njëjtin objekt shqyrtimi.
“Kërkesa e Kryeministrit të Republikës së Kosovës lidhur me Dekretin e Presidentes është bashkuar me kërkesën e dorëzuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, për shkak të objektit të njëjtë të çështjes”, tha Dula për RTV21.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, kërkesa e kryeministrit Kurti ishte dorëzuar më 7 mars, ndërsa palëve të interesuara u ishte kërkuar që komentet e tyre t’i paraqesin deri më 11 mars 2026.
Ndërkohë, më 9 mars, Gjykata kishte pranuar edhe kërkesën e 30 deputetëve të LVV-së për të njëjtën çështje. Duke qenë se objektivi i kërkesave ishte i njëjtë, Gjykata vendosi t’i bashkojë ato në një rast të vetëm dhe u dërgoi palëve një shkresë të re për dorëzimin e komenteve deri më 12 mars 2026.



Të tjera
Lajme
Zulfaj e ka “zgjidhjen”: Votat për president i kemi, opozita të vijnë në sallë e ta çojnë dorën sa më lartë për votë kundër
Këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Jeton
Aktuale
Hamza: Kurti na ofroi kryetarin e Kuvendit në këmbim të pozitës së nënkryetarit që kemi, joserioze
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës
Lajme Showbiz
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me një postim emocionues
Selin Bollati u shpall fituese e