Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për aktvendimin e fundit të Gjykatës Komerciale, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për pesë kompani që kanë ushtruar padi individuale ndaj këtij vendimi.
“Siç kemi theksuar edhe më herët, legjislacioni aktual nuk parasheh padi në formë grupore ose kolektive, prandaj vetëm paditë individuale po trajtohen dhe po pranohen nga gjykata. Këto pesë kompani kanë fituar të drejtën e tyre ligjore përmes këtij mekanizmi,” thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike.
Oda i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen “e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit.”




Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në