Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për pesë policët e dyshuar për “vrasjen nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Më herët ka përfunduar seanca dëgjimore për pesë zyrtarët e Policisë së Kosovës që dyshohen për “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu, të cilët sot janë paraqitur në mëngjes para Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Lipjan.
Agon Zejnullahu vdiq me pranga në duar në orët e para të së hënës në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Zyrtarët policorë, që u prangosën vetë në mbrëmje, u tha se kishin intervenuar për ta neutralizuar Agon Zejnullahun pasi ai “dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë”, sipas Policisë.
Një rreshter dhe katër zyrtarë të tjerë policorë të përfshirë në këtë rast u arrestuan të hënën nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa rasti u cilësua si “vrasje nga pakujdesia”.



Të tjera
Aktuale
Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Për marrëveshje ku LDK-ja nuk është e përfaqësuar, s’kemi asnjë votë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
Përfundon takimi Kurti -Abdixhiku- Ende s’ka marrëveshje, Kurti optimist se do ta gjejë zgjidhjen
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,
Aktuale
Presidenti shqiptar Bajram Begaj trazon Serbinë me vizitën në Preshevë e Bujanovc
Vizita e presidentit të