Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 250 euro kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin që nuk ishte paraqitur në Prokurorinë Speciale (PSRK) për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Gjykata e Prishtinës më 04.03.2025 kishte lëshuar urdhër ndaj Kurtit për t’u paraqitur në Prokurori dhe për të dëshmuar lidhur me këtë rast.
Përkundër që kishte urdhër nga Gjykata e Prishtinës, Kurti përsëri nuk ishte paraqitur. Në po të njëjtën ditë, kryeministri kishte zgjedhur për të shkuar në një vizitë pune në Gjilan për të përuruar gur themelin e një çerdhe.
Pas këtij veprimi të kryeministrit të vendit, Gjykata e Prishtinës, siç mëson media e ka dënuar atë me 250 euro.
Për dënimin me gjobë ankesë ka paraqitur zyra Kryeministri, Albin Kurti më 13.03.2025.
Kallxo kishte dërguar email tek Gjykata e Prishtinës për të kuptuar se çfarë është vepruar nga ana e Gjykatës për mos-paraqitjen e dëshmitarit për të dëshmuar në objektin e Prokurorisë Speciale, por që asnjëherë nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij lajmi.
Media kishte dërguar plotë pesë e-maile në drejtim të gjykatës, por pa sukses në marrjen e përgjigjeve
Pyetje lidhur me këtë rast i janë dërguar edhe zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziut më datë 01.04.2025, mirëpo i njëjti nuk ka kthyer përgjigje lidhur me këtë rast.
Ndonëse ishte thirrur për të dëshmuar tri herë nga Prokuroria, çka kishte rezultuar pa sukses për organin e akuzës – pa një zgjidhje për ta bindur kryeministrin Kurti për të dhënë dëshmi për rastin e rezervave shtetërore në objektet e Prokurorisë Speciale – atëherë Prokuroria i ishte drejtuar Gjykatës.
Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata që të nxjerrë Vendim për urdhërimin e dëshmitarit, Albin Kurtit, që të paraqitet në objektet e Prokurorisë Speciale për të dhënë dëshmi – lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Kjo kërkesë e PSRK kishte ardhur pasi tri thirrjeve me rend nuk i’u ishte përgjigjur kryeministri i vendit, Albin Kurti.



Të tjera
Aktuale
Numërohen mbi 70% e votave – LVV-ja ruan epërsinë, PDK-ja e dyta
Procesi i numërimit të votave po
Aktuale
Ekskluzive: LDK fiton në Istog, e mposht Vetëvendosjen
Ilir Ferati e ka rikthyer në
Lajme
Numërohen rreth 15% të votave në Prishtinë, kjo është renditja e partive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur