Është kthyer në rigjykim nga Apeli rasi i njohur si “Brezovica 1” me të akuzuar Dragomir Milosavljeviq, Hysni Bajrami dhe Labinot Vitija. Sipas Apelit Gjykata Themelore në Ferizaj vetëm përshkroi provat pa i analizuar ato.
“Nga përmbajtja e arsyetimit rezulton se gjykata e shkallës së parë ka bërë vetëm një përshkrim të përgjithshëm të provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, pa i analizuar ato në mënyrë të veçantë, nuk ka bërë ndërlidhjen e domosdoshme ndërmjet provave konkrete dhe elementeve përbërëse të veprës penale, duke mos sqaruar se në çfarë mënyre nga secila provë e administruar është nxjerrë përfundimi për ekzistimin e elementeve objektive dhe subjektive të veprës penale për secilin të pandehur veç e veç”, thuhet në vendimin e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Themelorja në Ferizaj më 4 korrik 2024 të akuzuarin Dragomir Milosavljeviq dhe Hysni Bajrami për kepërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar i kishte dënuar me nga 1 vit burgim veç e veç dhe dënim me plotësues ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik prej 1 viti, ndërsa Labinot Vitijën me 1 vit burgim për veprën penale ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit.
Në këtë rast po akuzohet edhe Gentjan Sula, mirëpo ai po gjykohet ndaras ndaj tre të tjerëve.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në