Kryeministri Albin Kurti sot është shprehur kundër një tërheqje tjetër nga Trusti, duke thënë se kështu kanë vlerësuar edhe dy ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë.
Kjo deklaratë e Kurtit ka nxitur reagime edhe tek partitë opozitare.
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka deklaruar se kryeministrin Kurti “e ka kapur inati”, pasi që sipas tij, PDK-ja ka dhënë ide më të mirë se sa e gjithë Qeveria.
“E ka kap inati pasi që PDK-ja e ka dhënë një ide shumë më të mirë sesa krejt Qeveria e tij. Inati iu ka rritë kur e ka marrë vesh se deputetët e partisë së tij do ta votojnë këtë ide të PDK-së”, ka shkruar Gjoshi në Facebook, transmeton lajmi.net.
Tutje, ai ka kritikuar aftësinë e Kurtit, duke thënë se sipas kryeministrit “vitrat e tij prej 100 eurove i prezanton si shpëtim, kurse idenë e PDK-së si diçka që nuk e zgjidh problemin”.
“O “talent”, prej kur 100 euro janë më shumë se mijëra euro që mund të tërhiqen me vullnet nga trusti?”, ka shkruar në fund Gjoshi.
Postimi i plotë:
Albin Kurtin e ka kap inati.
E ka kap inati pasi që PDK-ja e ka dhënë një ide shumë më të mirë sesa krejt Qeveria e tij. Inati iu ka rritë kur e ka marrë vesh se deputetët e partisë së tij do ta votojnë këtë ide të PDK-së.
Kurti po thotë se tërheqja e një pjese të trustit nuk e zgjidh problemin.
Paramendojeni, sa “të aftë” e kemi Kryeministrin. Vitrat e tij prej 100 eurove i prezanton si shpëtim, kurse idenë e PDK-së si diçka që nuk e zgjidh problemin.
O “talent”, prej kur 100 euro janë më shumë se mijëra euro që mund të tërhiqen me vullnet nga trusti?