Trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli, ka reaguar pasi është rikthyer në postin e trajnerit te Drenica, duke konfirmuar që do ta drejtojë skuadrën kuqezi drejt Superligës së Kosovës.
Sokoli ishte në krye të Drenicës për disa javë, por pasi kandidoi në zgjedhjet parlamentare, klubi dhe ai u ndanë.
Por zgjedhjet mbaruan, Sokoli fitoi postin e debutetit në Kuvendin e Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje, palët janë bashkuar sërish.
Sokoli ka treguar në rrjetet sociale, duke treguar arsyen se pse është kthyer te Drenica.
“Gjithmonë i gatshëm për Drenicën! Kam pasur nderin të jem kryetrajner i KF Drenica, por angazhimi im në zgjedhje më ka pamundësuar të jem afër skuadrës në këtë kampionat drejt arritjes së objektivit – rikthimit në Superligë”.
“Kam një obligim moral ndaj sportdashësve dhe votuesve të mi, andaj dua të ju informoj se do të jem deputet i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe gjithmonë do të jem i gatshëm të jap kontributin tim për Drenicën e futbollin! Së bashku me bashkëpuntorët e mi do të udhëheqim Drenicën deri në fund të sezonit – drejt Superligës!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Drenica është lider në Ligën e Parë, grupi A, me katër pikë më shumë se Trepça ‘89 që është e dyta.



Të tjera
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar
Aktuale
Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,