I nisur si projekt dy vite më parë, parkingu nëntokësor i kryeqytetit pritet t’ia fillojë punës që nga e premtja e 11 nëntorit. Për kapacitet, çmimet, sigurinë që do të ketë ky parking për Insajderi detaje ka dhënë Korab Fazliu, drejtor menaxhues i kompanisë “Parking Center”.
Përkrahësja e Kurtit e publikoi “planin franko – gjerman” në Euractiv pa Asociacionin
Për çmimet tanimë të publikuar u nxitë goxha debat duke thënë se janë të larta por kështu nuk po mendon ‘koka’ e këtij projekti. Fazliu ka treguar se për sa kohë ka arritur të përfundohet projekti, e cilat kanë qenë vështirësitë. E përmendi edhe shifrën totale të kostos.
Drejtori sqaroi se punimet e parkingut nëntokësor u shtyen pak edhe për shkak të një kërkese që pati i pari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka treguar se sa vetura mund të parkohen brenda këtij parkingu dy katësh.
Çfarë niveli është siguria e si do të kryhet puna brenda këtij objekti, Fazliu ka shpalosur detajet.
Pse është vendosur çmimi prej 1 mijë e 350 euro për 6 muaj e 2500 për një vit, tregon vet drejtori.
Përveç çmimeve tanimë të ditura për publikun “Parking Center” shumë shpejt do të sjell edhe oferta tjera.
Interesimi i qytetarëve për këtë parking fillimisht ka qenë i lartë por pastaj ka rënë pak, e prapa saj qëndron një arsye.
Mes tjerash, ai ka treguar se çfarë dobish do t’i sjell Prishtinës parkingu nëntokësor e se si do të veprohet në rast se personat e pa përgjegjshëm mund ta dëmtojnë hapësirën e parkingut.