Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar rreth sulmeve ndaj mediave që i bëri sot Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit është ai që ‘’mashtron publikun çdo ditë të lume, që nuk ndalet së prodhuari lajme të rreme dhe së atakuari fjalën e lirë dhe të drejtë’’.
Gjini, komentoi edhe deklaratën për ‘’thasë parash’’ të Kurtit, duke shtua se ky i fundit, siç ka thënë Gjini, ‘’mbështet njerëzit që marrin para me thasë nga Beogradi, që vjedhin me thasë përmes transaksioneve energjetike nga qytetari i varfër i Kosovë’’.
‘‘Fjalë të tij janë pikërisht veprimet e tij. I akuzon tjerët për ato që i bën vet. E vartësit e tij si lloji i Gërvalles, Haxhiut e tjerët, edhepse e dinë krejt të vërtetën, nuk skuqen aspak. Krejt të njejtë janë’’, ka shkruar Gjini mes tjerash.
Postimi:
“Një qytetar i dezinformuar nuk është i lirë, është i manipuluar. Ky manipulim po vjen nga armiqtë tanë, dhe po gjejnë argatin e tyre brenda vendit tonë.”
Këto fjalë sot i tha njeriu që paguan eshalone manipuluesish të opinionit publik, që e mashtron publikun çdo ditë të lume, që nuk ndalet së prodhuari lajme të rreme dhe së atakuari fjalën e lirë dhe të drejtë, Albin Kurti.
“Raportimet për thasë parash janë kërcënim për integritetin e debatit publik. Sepse kur paraja hyn në mënyrë të padukshme, ajo blen ndikim, orienton narrativen, deformon perceptimin e qytetarit”,
Këto fjalë i tha ai që mbështet njerëzit që marrin para me thasë nga Beogradi, që vjedhin me thasë përmes transaksioneve energjetike nga qytetari e varfër i Kosovës. E madje madje as kjo nuk iu mjafton…
I tha Albin Kurti pra!
Fjalë të tij janë pikërisht veprimet e tij. I akuzon tjerët për ato që i bën vet. E vartësit e tij si lloji i Gërvalles, Haxhiut e tjerët, edhepse e dinë krejt të vërtetën, nuk skuqen aspak. Krejt të njejtë janë. Mashtrues që me para të vjedhura paguajnë zagarë që ta manipulojnë qytetarin e varfër, ta fyejnë krejt çka është e jona, e pastaj të vazhdojnë tutje ta rjepin qytetarin që mezi mbijeton.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në