Rasti i dhunimit të një 11 vjeçare, kishte bër bujë të madhe gjatë fundvitit të kaluar. Protesta, reagime e vendime qeveritare pasuan pas këtij rasti.
Tashmë kemi edhe të dënuarit e parë në lidhje me këtë rast. 40 vjet burgim ndaj katër prej pesë të akuzuarëve të këtij rasti. Ku tre nga të dënuarit janë të mitur.
Ekrem Rexhepi është dënuar me 15 vjet burg, tre të miturit, G.R me 9 vjet burg kurse G.J dhe Xh.S me nga 8 vjet burg secili.
Por një raport i publikuar ditën e 3 prillit nga Avokati i Popullit, i ka dhënë edhe më shumë dritë këtij rasti, e fatkeqsiht gjetjejt janë skandaloze për drejtësinë në vend.
Çka thuhet në raport?
Avokati i Popullit ka dalur me një raport për rastin e dhunimit të 11 vjeçares, ku gjen fakte tronditëse, e rekomandon të merren përgjegjësitë e duhura për shkeljet.
Sipas gjetjeve të Avokatit të Popullit, në këtë rast Prokuroria e Policia shkelën liritë themelore të fëmijëve, duke mos e mbrojtur atë.
Në gjetjet e këtij institucione thuhet se 11 vjeçarja u lëshua për në shtëpi nga Qendra për Punë Sociale, edhe pse kishte informuar më parë se ishte e rrezikuar që veprat kundër saj të përseriteshin.
Këto dhe një sërë shkeljesh të tjera sipas IAP, ndikuan që viktima të riviktimizohet.
Në gjetjen e parë të prezantuar në këtë raport, flitet për shkeljen e të drejtave të fëmijëve nga tri institucione: Prokuroria, Qendra për Punë Sociale, Policia dhe Mbrojtësi i Viktimave.
“Avokati i Popullit konstaton se në rastin konkret ka pasur shkelje të të drejtave dhe të lirive themelore të fëmijëve, meqë Prokuroria, Qendra për Punë Sociale, Policia dhe Mbrojtësi i Viktimave ishin në dijeni për rrezikun që I kanosej fëmijës dhe kishin dështuar t’I ndërmerrnin të gjitha masat e arsyeshme për ta mbrojtur atë.” – thuhet në raport.
Avokati i Popullit tutje konisderon se me rastin e lëshimit të 11 vjeçares nga Strehimorja, duke pasur parasysh raportin e Policisë për nivelin e rrezikut të lartë të riviktimizimit të saj, ishte vlerësim i gabuar dhe me pasoja të rënda për fëmijën, duke kontribouar kështu drejtpërdrejt në riviktimizimin e saj.
Në raport thuhet se Prokuroria dhe Policia e Kosovës duke qenë organe të specializuara në fushën e sigurisë, e mbajn barrën më të lartë të përgjegjësisë në krahasim me prindërit e fëmijës të cilët konsiderohen laik në fushin e ligjit.
Tutje Avokati i Popullit ka gjetur se pavarësisht mundësive ligjore, institucionet nuk kishin ndërmarrë masa shtesë për mbrojtjen e fëmijës. Aty thuhet se e vetmja mbikqyrja qe i kanë ofruar institucionet ka qenë një komunikim ndërmjet QPS dhe prindërve.
“Pavarësisht mundësive ligjore, nuk ishte ndërmarrë ndonjë masë shtesë mbrojtëse për mbrojtjen e fëmijës nga dhuna pas lëshimit nga Strehimorja. Gjatë kësaj kohe mbrojtja e vetme institucionale që I është dhënë fëmijës ishte komunikimi ndërmjet Qenrës për Punë Sociale dhe prindërve.”
Kështu sipas Avokatit të Popullit, institucionet nuk reaguan në interes të fëmijës.
Një problematikë tjetër që vihet në pah nga ky raport është mos veprimi me shpejtësi siç kërkohet në këto raste. Aty thuhet se Agjencia e Kosovës për Forenzikë i ishin dashur 68 ditë që ta bënte tërheqjen e fotove-dëshmi të telefonit të viktimës, dhe rreth 137 ditë që ta bënte ekzaminimin e AND-së.
Një problem tjetër që theksohet në këtë raport është se hetuesia i dinte disa emra, që viktima veqse i kishte përmendur, por që nuk veproi në këtë drejtim.
“Avokati i Popullit, në bazë të dokumentacionit vlerëson se organet e hetuesisë kishin qenë në dijeni për disa persona të dyshuar të përmendur nga fëmija viktimë, por nuk kishin ndërmarrë veprimet e duhura.” – thuhet aty.
Nga të gjitha të gjeturat e institucionit të Avokatit të Popullit, në fund kanë dalë edhe disa rekomandime.
Sipas IAP, Këshilli Prokurorial duhet të ndërmarrë masa për sigurimin e llogaridhënies për zyrtarët përgjegjës të përfshirë në rast, përshkak të dështimit që t’i përmbushin detyrimet ligjore.
Edhe për KPK-në, IAP ka bërë rekomandime të tjera, se si duhet të veprohet në këso situata.
Gjithashtu rekomandimet janë bërë edhe për Policinë e Kosovës.
“Në rastet kur fëmija është viktimë e dhunës seksuale apo dëshmitar, rastet e tilla të trajtohen në mënyrë efektive dhe me urgjencë, në pajtim me interesin më të mirë të fëmijës.” – shkruan në raport.
Agjencisë së Kosovës për Forenzikë IAP i ka rekomanduar “t’i përcaktojë procedurat e detjauara dhe afatet prej momentit kur i pranon dëshmitë, respektivisht lëndët të cilat dërgohen për ekspertim e deri te dërgimi i raportit tek autoriteti kërkues, gjithherë kur janë të përfshirë fëmijët viktima të dhunës seksuale.”
Gjithashtu Avokati i Popullit ka pasur rekomandime edhe për institucionet e tjera që trajtojnë raste si këto.
Kujtojmë se për këtë rast ishin dy aktakuza në raste të ndara ndaj 13 personave për keqpërdorim e dhunim ndaj 11-vjeçares në Prishtinë.
Përderisa njëra nga proceset ka përfunduar në Themelore, duke nxjerrë fajtor 4 të akuzuar, pritet edhe verdikti i aktakuzës tjetër.