Reperi i njohur dhe banori i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, falë humorit dhe batutave të tij karakteristike.
Gjatë ditës së premte, ai ka shkaktuar të qeshura të mëdha si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj, duke iu drejtuar me mesazhe plot ironi dy prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare: Noizyt dhe Dafina Zeqirit.
“Noizy, nëse s’ma ke sjellë dronin e vërtetë, do të ta thyej Ferrarin kur të dal”, dëgjohet duke thënë Gjesti, duke nënkuptuar një dhuratë që mesa duket ia ka premtuar kolegu i tij nga skena e hip-hopit. Por nuk mbaron me kaq.
Ai vazhdon edhe me Dafinën, duke thënë me humor: “Edhe ti, Dafina Zeqiri, nëse nuk ma ke kthyer follow-in në Instagram, kuku për ty!”.



Të tjera
Lajme Opinione
Harry Bajraktari: Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë investimet amerikane në trojet shqiptare
Shqiptarët nuk duhet t’i kundërshtojnë
Showbiz
Alba lajmërohet nga Indonezia, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje provokuese
Alba Vukaj është një ndër femrat
Showbiz
Londrimi publikon këngën “My Baby”, në klip Dolce me skena “hot”
Fituesi i edicionit të katërt të