Shqiptari Roland Aliu që qëndron në Francë është kthyer në heroin e ditës, pasi ka shpëtuar jetën e një fëmije në moshën 8-vjeçare, duke vënë në rrezik dhe jetën e tij.
Mediat franceze shkruajnë se Aliu mbrëmjen e kaluar është futur në mes të flakëve për të shpëtuar të miturin që kishte ngelu brenda banesës.
Veprimi i tij është përshëndetur nga banorët banorët e rrethit të Trois Cités de Poitiers. Gjesti i shqiptarit që rrezikoi dhe veten ka bërë bujë në rrjetet sociale
Ndërkohë mësohet se të riut i është mohuar leja e qëndrimit në Francë. Shqiptari është i përfshirë me Restos du Coeur dhe komitetin e lagjes Trois Cités.