Gjesti nuk po flet me Eglin që nga mbrëmë kur ajo shkroi një letër dashurie kushtuar atij.
Por është Egli ajo që po insiston që të bisedojë me Gjestin për t’u sqaruar rreth gjitha problemeve që lindën mes tyre menjëherë pas prajmit të së martës kur doli një video e Xhenetës dhe e panë gjithë banorët.
Sot Egli ka kërkuar shpjegim nga Gjesti se pse nuk po i flet.
Ky i fundit i tha shkurt.
“Mos mu afro se me pret dikush jashtë”.
Megjithatë Egli nuk u dorëzua. Ajo tha se nuk do të largohet edhe nëse ajo vet është femra e gjashtë në jetën e tij paralelisht me pesë të tjera.