Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Përfaqësuesin Ushtarak të Mbretërisë së Bashkuar në NATO, Gjenerallejtënant Ian Cave.
Në fillim të takimit, Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje homologut britanik dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ofron për Kosovën, veçanërisht në aspektin bilateral dhe përmes trajnimeve e aktiviteteve të përbashkëta ushtarake.
Gjatë takimit, të dy gjeneralët diskutuan rreth të arriturave të deritanishme të FSK-së, si dhe për planin e tranzicionit, me fokus në ngritjen e kapaciteteve të plota operacionale. Komandanti Jashari theksoi përkushtimin që FSK të bëhet një forcë moderne dhe e aftë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe më gjerë.
Gjenerallejtënant Ian Cave e përgëzoi zhvillimin e FSK-së dhe ritheksoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e profesionalizimit dhe integrimit të saj në strukturat ndërkombëtare të sigurisë, përfshirë ato të NATO-s.
Të dy palët gjithashtu shkëmbyen mendime lidhur me situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në adresimin e sfidave të përbashkëta.
Ky takim nënvizoi edhe një herë përkushtimin e ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke e pozicionuar atë si një komponent thelbësor të sigurisë euro-atlantike.



Të tjera
Lajme
Trepça jep detaje për vjedhjen e dy trafove
Trepça është deklaruar rreth vjedhjes së
Ekskluzive Lajme
Pse u arrestua ish-këshilltari i Kurtit, Durim Berish
Një konflikt familjar që kishte kohë
Aktuale
Natën kur vendi shkoi në zgjedhje, Kurti e Rushiti iu drejtuan popullit nga Presidenca
U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është