Të shtunën në disa zona të vendit pati reshje të mëdha të shiut të shoqëruara me stuhi të fortë. Erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha.
Më të prekurat u raportua se ishin Prishtina dhe Rahoveci.
Lidhur me gjendjen në këtë të fundit foli drejtoresha për Mbrojtje dhe Shpëtim, Besë Bytyçi.
Dyshimet për dhunimin e tretë të 11-vjeçares, kërkohet shkarkim i stafit të strehimores
Ajo tha se në Rahovec nuk ka vërshime, derisa situata është e qetë dhe stabile.
“Pas shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të fuqishme, ka pasur disa dëmtime në infrastrukturë publike, por situata vazhdon të jetë e qetë dhe e menaxhueshme. Ekipet e Komunës së Rahovecit janë akoma në terren dhe në dispozicion të qytetarëve. Ne po e përcjellim me vëmendje situatën dhe jemi të gatshëm për çdo intervenim në rast nevoje”, tha Bytyçi./Botapress.info/