Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar në lidhje me gjendjen në pikat e kalimit kufitarë në hyrje-dalje të Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave rreth një orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare “Dheu i Bardhë”, ku kolonat kanë arritur deri në 400 metra, ndërsa për dalje pritet janë më shumë se dy orë.
Pikë tjetër e ngarkuar është edhe ajo në Jarinjë, ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë 40-50 minuta ndërsa për dalje 20 minuta.
Në Merdare pritjet janë rreth dy orë në hyrje dhe po aq në dalje.