Më 29 dhjetor Kuvendi i Kosovës miratoi vendimin e Qeverisë për shpalljen e gjendjes emergjente në furnizimin me energji.
Por, masat e parapara me këtë vendim duket se nuk përfillen nga komunat e Kosovës me shumicë serbe në veri. Një lexues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali pamje nga disa fshatra të këtyre komunave, ku shihen se dritat e ndriçimit publik po qëndrojnë ndezur edhe gjatë ditës.
Fotografitë në Rudar e Sokolicë janë realizuar sot rreth orës 10:55 dhe dritat shihen që janë akoma të ndezura.
“Në Mitrovicën e Veriut krejt dritat janë ndezë, a neve naj nalin për shpenzim të tepërt të energjisë. Është marre, nëpër çdo mahallë atje dritat kështu i kanë”, tha lexuesi.