Botapress 8 Maj – Një burrë nga fshati Muqiverc e Kamenicës ka raportuar në Polici se e ka gjetur gruan e tij të vdekur afër shtëpise.
Në vendin e ngjarjes më pas ka dal ekipi mjekësor ku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./