Botapress, 13 Mars – Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se rreth orës 15:30 kanë pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore për të siguruar zonën në fjalë”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Tutje ajo shtoi se në lidhje me gjetjen e mjetit shpërthyes (predhë), janë njoftuar edhe ekipet përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it, të cilat poashtu ndodhen në vendngjarje.
“Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, shtoi Ahmeti.