Policia njofton se dje në Kamenicë është gjetur pa shenja jete një burrë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47.
Rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë dhe vetëvrasje”, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHIMTË&VETËVRASJE/Kamenicë 24.01.2023 15:00-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.