Gjendet i vdekur një 69-vjeçar në shtëpinë e tij në Skenderaj

Një 69 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Likoc të Skenderajt ditën e sotme.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajon të Mitrovicës, Avni Zahiti.

‘’Sot rreth orës 11:00, policia në Skenderaj ka pranuar informatën se një person mashkull, 69 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin  Likoc te Skenderaj. .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka thënë Zahiti.

Të tjera

Lajme Opinione

Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri

  Albin Kurti është modeli i

Lajme

Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të

Lajme

Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër

Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive