Një person ka vdekur në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prizren.
Lajmi për Gazetën Express është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Ai ka thënë viktima është F,Th, mashkull, 36-vjeçar nga Mamusha.
“Sot me datën 07.01.2026, rreth orës 12:40, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ukshin Hoti”, në lagjen Arbana në Prizren, një person dyshohet se nuk ka shenja jete. Menjëherë, patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e emergjencës. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit. Viktima është identifikuar si F.Th., mashkull, rreth 36 vjeçar, nga Mamusha. Policia, në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në