Një mashkull, 43 vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në fshatin Llapçevë, në komunën e Malishevës.
Këtë, për Gazetën Express, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi.
Ajo ka bërë të ditur edhe se, prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe se, është iniciuar rast ‘’hetim i vdekjes’’.
‘’Më datë 13 shkurt 2025, rreth orës 14:00, kemi pranuar informacion se në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa shenja jete në një objekt banimi.
Njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës dhe poashtu është gjetur një armë e shkurtër.
Lidhur me këtë rast është njoftuar dhe prokurori i shtetit ku me urdhër të tij është inicuar rast ” Hetim i vdekjes” dhe trupi i viktimës është dërguar në IML.’’, ka thënë Krasniqi



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në