Njësitë policore të Stacionit në Mitrovicën e Veriut kanë sekuestruar dy armë zjarri në një kompleks banesor të pabanuar, pas pranimit të një informacioni operativ.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 21 korrik rreth orës 14:05 në rrugën “Anka Spaic”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, përfshirë edhe ato të specializuara për mjete shpërthyese. Gjatë kontrollit, zyrtarët kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla, të cilat janë prodhim serb.
Armët janë marrë si dëshmi materiale, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet rreth këtij rasti po vazhdojnë.
Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin për garantimin e sigurisë publike dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë.



Të tjera
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në
Lajme
Kica i reagon Kurtit për “diellin dhe shiun”: Moti e kam kuptu qe ky zgjidhjet i pret nga qielli
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Gola në Këshill të Evropës: Banjska është e vërteta e pakëndshme me të cilën Serbia do të përballet herdokur
Ish-Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian