Një çift i moshuar gjerman ka çuar në gjyq fqinjin e tij, gjeli i të cilit është kthyer në një torturë për ta. Friedrich-Wilhelm K., 76 vjeç, dhe gruaja e tij Jutta, thonë se gjeli këndon qindra herë në ditë sa që për ta është bërë shumë e padurueshme.
“Ne nuk mund të përdorim kopshtin dhe nuk mund të hapim asnjë dritare. Ai nuk fillon deri në orën 8 të mëngjesit sepse është i mbyllur gjatë natës, por më pas këndon 100 deri në 200 herë gjatë ditës. Është e padurueshme.”, tha Friedrich-Wilhelm për mediat gjermane.
![Friedrich-Wilhelm K., 76, and his wife Jutta, say Magda the rooster begins cock-a-doodle-dooing from 8am in the morning and doesn't shut up for the rest of the day](https://i.dailymail.co.uk/1s/2022/08/09/10/61208005-11094479-image-a-13_1660037021719.jpg)
“Fëmijët tanë u përpoqën, fqinjët tanë u përpoqën. Fqinji nuk heq dorë nga gjeli i tij dhe ne ose duhet të jetojmë me këtë, ose duhet të fitojmë në gjyq.”, shtoi më tej ai duke pretenduar gjithashtu se një fqinj u largua dy vite më parë për këtë arsye.
![Council officials have launched a probe into the noisy bird (pictured centre) which was taken in as a pet over Easter](https://i.dailymail.co.uk/1s/2022/05/19/11/58014329-10832835-image-a-42_1652954661001.jpg)
![Council officials have launched a probe into the noisy bird (pictured centre) which was taken in as a pet over Easter](https://i.dailymail.co.uk/1s/2022/05/19/11/58014329-10832835-image-a-42_1652954661001.jpg)