Legjenda Mike Tyson ka ardhur me një tjetër deklaratë që ka sjellë shume komente. Teksa ka hedhur vështrimin pas në karrierën e tij, boksieri me karrierën mbreslënëse ka thënë se nuk do të ishte deri këtu nëse nuk do t’i kishte vdekur nëna e tij më herët.
“Gjëja më e mirë që më ndodhi në jetë ishte vdekja e mamasë, sepse ajo rrinte afër meje sikur unë të ishte një fëmijë i vogël. Nëse ajo do të ishte akoma gjallë, unë nuk do të kisha mësuar kurrë sesi luftohej në rrugë, sesi duhet të mbroja veten”, tha Tyson në një intervistë.
Nëna e tij, Lorna, ka vdekur nga kanceri kur Tyson ishte vetëm 16-vjeç dhe tre vite përpara se të bëhej boksier profesionist.
Por çuditërisht për të ishte gjëja më e mirë që i ka ndodhur gjatë gjithë jetës./Botapress.info/