Një grua nga Gjakova ka raportuar në polici se vëllai i ka kërkuar të holla për të blerë narkotikë, raporton Botapress. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Gjakovë, ka bërë të ditur POlicia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk ka arritur ta gjejë të dyshuarin.
“Gjakovë 02.05.2021 – 08:30. Viktima femër kosovare raporton se vëllai i saj i dyshuari mashkull Kosovar kishte kërkuar të holla për të blerë narkotik pasi që dyshohet se është konsumues. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk kanë arritur që ta gjejnë të dyshuarin. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia./Botapress/