Zyrtari i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka eskaluar totalisht gjatë ditës së sotme në një replikë me një qytetar.
Kurteshit i ka komentuar një qytetar pas deklaratave të Kurtit duke i thënë: “Për hajër Zajednica. Rrenca, keni për ta pagu shtrenjtë tek populli ma keq se ata që e paguajtën. Keni vra djem t’ri nëpër sheshe për këto për këto kauza.
Përgjigja e zyrtarit të VV-së në KQZ që merr pagë të majme nga buxheti i shtetit, ishte si vijon:
“E po do si ju që i kanë çu gishtat për zajednicë e mandej ata gishta ua kanë shti mbrapa, e di se e dashuroni Zzajednicën. E do vrasës, si çifti yt, që e kanë nënshkru, janë aty ku e kanë vendin, në burg. Hajde baju kriminel, mos e fëlliq më shumë!” -u shpreh z. Kurteshi në fjalën e tij.
Kurteshi kishte qenë një prej zërave më të ashpër kundër Zajednicës, megjithatë ai nuk ka komentuar ende deklaratat e djeshme ku u shpreh: “Po ka Asociacion (në marrëveshjen evropiane)!”
![](https://nacionale.com/uploads/paska-perparu-ai.png)