Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla u shpreh optimiste për çështjen e liberalizimit të vizave. Ajo tha se lëvizja pa viza për kosovarët nuk është larg.
Gërvalla thotë se gjërat edhe mund të ndryshojnë e të ketë surpriza.“Liberalizimi nuk mund të jetë larg. Unë personalisht jam optimiste, unë gjithmonë besoj në rrjedhjen e mirë të gjërave dhe në anën tjetër edhe ne do të jemi të gjithë të kujdesshëm të mos zgjojmë një pritje të jashtëzakonshme…
Kur Basha fliste me shqetësim për “dhunën e Vetëvendosjes”, sot thotë që Kurti “i palon 50 Rrahmana”
Unë ju them me përgjegjësi që nuk është larg, por asnjëherë nuk e dim kur në një tavolinë ulen shumë shtete që kanë të drejt t’i shfaqin vendimet e tyre”, tha Gërvalla në RTK./Botapress.info/