Partia “Guxo”, më 13 tetor ka mbajtur një tubim më Prishtinë, ku kryetarja e këtij subjekti politik, Donika Gërvalla që mban pozitën e ministre së Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Albin Kurtit, foli për bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit. Për shkak të deklaratave të saj në këtë tubim, një muaj më pas ka shpërthyer humori në rrjetet sociale.
Gërvalla nuk shprehi dyshim “në fitore”, por theksoi se 50% të votave nuk iu mjaftojnë – kërkoi më shumë.
Sipas saj, me 50% nuk po mund ta përballojnë siç tha “ajo energjinë negative”, kundër Qeverisë së Kosovës, përmendi opozitën e mediat.
“Fitorja është e kapshme, por nuk do të na mjaftojë fitorja. E kemi parë që edhe me 50% nuk kemi vota të mjaftueshme për t’u ballafaquar me gjithë atë energji negative kundër Kosovës kundër kësaj Qeverie dhe kundër qytetarëve të këtij vendi. Na nevojiten më shumë dhe unë nuk dua ta citoj Luan Gacaferin por ai ka disa shifra krejt të tjera që na ballafaqon në Facebook, prandaj mos ta zhgënjejmë Luanin, të punojmë çdo ditë me qëllim që shkurtin ta festojmë një fitore të re që premton shumë për Kosovën”, ka thënë Gërvalla.
Ajo nuk i mjaftua me kaq, nga salla iu drejtua presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, duke i kërkuar të ndjerit t’iu pranojë premtimin që “Guxo do ta ndjekë rrugën e tij”.
“Për shkak se i përkas asaj gjenerate që në vitet e 90’ta. Kemi ndjekur një rrugë dhe një vizion që Kosovën e ka sjellë këtu ku jemi sot. Vizioni i presidentit Rugova, liri pavarësi dhe demokraci për gjeneratën time ka qenë ai vizioni të cilin e kemi ndjekur në çdo ditë e orë. Kosova sot e ka fituar lirinë, pavarësinë dhe Kosova është shteti më demokratik i rajonit tonë. Më lejoni ti jap të drejtë vetës që me emrin tim dhe tuaj t’i them kryetarit Rugova nga kjo sallë e stërmbushur që të pranojë premtimin tonë që nuk do t’i ndahemi rrugës së tij dhe asnjëherë nuk do të rreshtemi vizionit për një Kosovë të lirë, të pavarur për gjithë qytetarët e saj”, ka deklaruar Gërvalla.
Ndër tjerash Gërvalla foli edhe për akuzat se Qeveria po ka bashkëpunuar me Milan Radojçiqin, sipas saj “këtë nuk e beson as fëmija në djep”.
Të tjera
Aktuale
Besimtarët kremtojnë Pashkët, Papa Françesku pritet të marrë pjesë në festimet në Vatikan
Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë
Aktuale
Një i vdekur dhe një i lënduar nga aksidenti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Një person ka vdekur si
Ekskluzive Lajme
Masakra e Poklekut të Vjetër, Teuta Elshani: E kemi borxh dhe mision të tregojmë se për atë arsye jemi ende gjallë (VIDEO)
Teuta Elshanin, e mbijetuara e