Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, aktualisht është duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku po merr pjesë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiq.
Ajo tha se Daçiq është kriminel lufte dhe se për këtë duhet të dalë para drejtësisë, derisa akuzoi se ai i përbuz viktimat e luftës në Kosovë.
Që Daçiq është kriminel, Gërvalla tha se do ta thotë në tri gjuhë: shqipe, angleze e serbe.
Gërvalla në OKB: Daçiq foli serbisht, mua nuk mu lejua që të flasë shqip
“Daçiq është përgjegjës për vrasje masive e përdhunime. Ai duhet të sillet para tribunalit”, tha Gërvalla.
Ajo përmendi edhe postet që Daçiq e Vuçiq ishin bashkëpunëtorë të “Kasapi i Ballkanit” që është përgjegjës për luftërat serbe.
“Vuçiq e Daçiq që duan një rend që dirigjohet nga Moska, por kjo s’mund të ekzistojë. BE, NATO dhe Kombet e Bashkuara s’e lejojnë një vend ku pushtimi e invazioni janë mënyra të udhëheqjes”.