Ambasadori Gerard McGurk është emëruar shefi i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe të hënën e ka marrë zyrtarisht detyrën.
Ai ka deklaruar se është i përkushtuar të përmbushë misionin e tij me qëllim të përmirësimit të qeverisjes së mirë, për t’i mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut, e edhe për të rritur sigurinë publike për të gjithë.
McGurk ka qenë pjesë e Ekipit të Statusit Përfundimtar të Qeverisë Britanike për punën e të dërguarit special të OKB-ë, Martti Ahtisaari.
McGurk ka pasur edhe rolin e zëvendësdrejtorit dhe kryetarit të Departamentit të Sigurisë dhe Rezistencëns në Zyrën e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ambasadori McGurk ka diplomë masteri në administrim biznesi. Pos gjuhës amtare, flet edhe maqedonisht dhe spanjisht.
McGurk ka pasur detyra zyrtare edhe në SHBA, Spanjë, Amman dhe Maqedoni të Veriut.



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen