Gazetarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kozeta Turishta ka dhënë detaje për arrestimin e bujshëm të sotëm të ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Turishta, e ftuar në “Edicionin Special”, në Klan Kosova, ka thënë se kjo është një ngjarje e bujshme, pasi Trump është ish-presidenti amerikan i parë që përballet me një gjë të tillë.
“Ish-presidenti republikan Donald Trump i është drejtuar gjykatës në Neë York, ku është përballur me 34 akuza. Por specifikisht në ditën e sotme ka dhënë llogari përballë gjykatësit për akuzën e famshëm të 134 mijë dollarëve, ku ngarkohet që ka blerë heshtjen e një aktoreje pornografike përgjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016”, tha Turisha.
Tutje, Turishta theksoi se Trumpit i është komunikuar nga gjykatësi që duhet të paraqitet në muajin dhjetor.
“I është komunikuar nga gjykatësi që i duhet të paraqitet në muajin dhjetor, përgjatë këtij kohe do të jetë nën hetim. Dhe në dhjetor do të mësojmë se a do të burgoset a po jo”.
“Akuzat tjera nuk janë bërë publike prandaj nuk dimë asnjërën prej tyre, e vetmja akuzë është 134 mijë dollarë, ku ngarkohet se mund të ketë pasur një lidhje jashtëmartesore përgjatë zgjedhjeve presidenciale 2016, ku vet Trumpi kandidonte për postin e presidentit amerikan”, shtoi ajo.
“Në fakt është një ngjarje e bujshme dhe e paprecedentë, i pari ish-president që është proceduar penalisht. Sigurisht që opinioni publik, qytetarët ndihen të zhgënjyer, që sipas tyre është cenuar demokracia, kushtetuta dhe kjo që çka po ndodh momentalisht në Amerikë, ata e quajnë anti-amerikane”.