Humaniteti përtej profesionit.Kështu mund të përshkruhet një skenë emocionuese që vjen nga Turqia, vend ky që u godit nga një tërmet shkatërrues në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një gazetar turk, gjersa po raportonte drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, la për pak minuta kamerën dhe shkoi t’u ndihmojë një familjeje që po iknin nga ndërtesat që po rrënoheshin njëra pas tjetrës.
E dhimbshme: Portieri turk gjendet nën gërmadha pas tërmetit, klubi bën postim emocionues
Në këto momente të kapura nga kamera “Live”, shihet se si gazetari mban një fëmijë në krahët e tij gjersa e largon nga zona e rrezikut. /Botapress.info/