Gazetari kosovar, Unitet Berisha është ndjekur përreth 20 kilometra nga Leposaviqi deri te Ura e Bistricës nga një veturë ku ishin tre persona.
Bashkë me kameramanin Përparim Gashi kishin shkuar në Leposaviq për të raportuar rreth një kontrabande të cilën e kishte parandaluar Policia e Kosovës në fshatin Jashanicë.
Ndjekja, siç shkruan Express ka përfunduar vetëm kur vetura e ekipit i ishte afruar pikës ku patrullon Njësia Speciale.
Hetimet për këtë rast do të vazhdojnë nga stacioni policor në Leposaviq.
Videon ndërkaq mund ta shikoni KËTU