Faton Osmani, themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, i cili ndërroi jetë sot në moshën 49 vjeçare do të varroset nesër, më 12 shkurt në orën 12:00, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Në njoftimin e familjes bëhet e ditur se e pamja do të vazhdojë tri ditë, kurse për vendin familjarët, miqtë dhe kolegët do të njoftohen me kohë.
“Të nderuar familjarë e miq,
Zemërthyem ju njoftojmë se sot babi na la, i rrethuem me më të dashtunit e vet.
Varrimi mbahet nesër (12 shkurt – 12:00) në Prishtinë, ndërsa e pamja do të vazhdojë tri ditë (për vendin, do t’ju njoftojmë me kohë).
Faleminderit stafit mjekësor dhe të gjithëve që na qëndruan pranë gjatë ditëve tona më të vështira.
E ty, bab, do t’kujtojmë e do t’përpiqemi të t’bëjmë krenar deri në frymën e fundit.
Deri në takimin tjetër,
Sevda, Enea dhe Ermoni”, shkruhet në njoftimin mortor të familjarëve.