Gazeta e përditshme turke, “Birgün”, ka raportuar se Këshilli i Arsimit të Lartë në Turqi në vitin 2009 kishte marrë një vendim për profesorin Sinan Artan, i cili e kishte nënshkruar certifikatën e përkohshme të diplomimit të presidentit turk, Rexhep Erdogan.
Debatet rreth kryetarit të AK Partisë dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Erdogan, vazhdojnë të jenë në agjendën publike kohë pas kohe, shkruan gazeta turke, transmeton Gazeta Botapress.
Në vitin 2016, Universiteti i Marmarasë kishte dalë me deklaratë për diplomën e Erdoganit, duke i cilësuar pretendimet si të padrejta dhe të pabaza dhe duke theksuar se Erdogani ka diplomuar në Departamentin e Administratës së Biznesit në këtë universitet.
Në deklaratë thuhej se Erdoganit i është dhënë një duplikat me kërkesën e tij në vitin 2011 dhe se ky dokument nuk e ka pasur nënshkrimin e dekanit dhe rektorit, përderisa pamja e diplomës së Erdoganit nuk ishte e përfshirë në deklaratën me katër faqe.
Profesori Sinan Artan ishte bërë i njohur në publik pasi ishte përjashtuar nga Universiteti Haliç. Kryetari i Bordit të këtij universiteti, Gunduz Gedikoglu, ishte shkarkuar pas dyshimeve se ka shpenzuar ilegalisht 6 milionë lira, ndërsa Sinan Artan ishte zgjedhur në vend të tij.
Megjithatë, për profesorin Artan, i cili ishte pezulluar nga universiteti për shkak të ndëshkimit disiplinor më 2009, asambleja e përgjithshme e universitetit ishte rimbledhur dhe Mehmet Mansur Topcuoglu kishte ardhur si zëvendësim nga vendimi i Këshillit për Arsimin e Lartë./Botapress/
Erdoğan’ın geçici mezuniyet belgesini imzalayan isim hakkında YÖK, 2009'da ‘öğretim üyeliği yapamaz’ kararı vermişhttps://t.co/2MuqRBFRNA
— BirGün Gazetesi (@BirGun_Gazetesi) April 28, 2021