Gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, klubi i natës “Gate Club” u përfshi nga flakët.
Indeksonline ka siguruar pamje brenda “Gate-it”, ku vërhet që ky objekt është bërë shkrumb nga flakët ndërsa ende nuk janë bërë të ditur shkaqet e zjarrit.
Lidhur me këtë gjatë ditës ka folur pronari i kësaj diskoteke, Sead Humolli, ku ka bërë të ditur se dëmi është shumë i madh, ndërsa nuk dihet ende shkaku i shkaktimit të zjarrit.
“Unë personalisht e kam marrë telefonatën e policisë në orën 05:35 në mëngjes. Kur kam shkuar aty veç i kemi pa zjarrfikësit, policinë, që e kanë bërë të pamundurën për me e ndalë zjarrin, por ka qenë tepër vonë, kështu që dëmet janë të mëdha, është djegur totalisht, ia kemi lënë organeve të rendit për me e zbulu dhe me e zbardh këtë rast. Për momentin nuk kam çfarë të them më shumë. Mbrëmë nuk kemi qene duke punuar, mund të ketë ardhur nga rryma, mund të jetë i qëllimshëm, jemi duke pritur raportin e policisë.Investim të madh kemi bërë, jemi me qira, në bashkëpunim me ta e dimë sa është vlera totale. Pro dëmi është ekstrem i madh”, u shpreh Humolli.
Ndërsa rastin për Indeksonline e a konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, ku ka bërë të ditur se policia dhe zjarrëfikësit menjeherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se zjarri është lokalizuar. Sipas tij zjarri ka prekur dhe një objekt tjetër në afërsi të lokalit që po digjej “Gate Club”.
Më poshtë mund të shihni pamje.