Pas rrembit të tre policëve në pikën kufitare në Kosovë, nga njësia speciale policore e Serbisë, analisti Astrit Gashi i ka bërë thirrje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që të bastisë Klubin e KikBoksit në Mitrovicë të veriut.
Madje, Gashi ka kundërshtuar ata të cilët kanë thënë se duhet akuzuar policët e kidnapuar për terrorizëm.
Të mërkurën pasdite tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer nga njësia speciale policore e Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Ndërsa dje ka mbetur i arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në protestat që u mbajtën në veri.