Ish-deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka folur për zhvillimet politike në vend dhe tema tjera me interes të madh për qytetarët.
Në DPT te Fidani, ai u tregua goxha kritik për Qeverinë Kurti, duke thënë se ekzekutivi i udhëhequr nga Albin Kurti, është më e korruptuara në historinë e Kosovës.
“Me kallëzimet që kanë ndodhur nga Prokuroria e Shtetit dhe Prokuroria Speciale dhe prokuroritë e tjera. Pra, po flasim me fakte, nuk po flasim për përceptim publik”, deklaroi ai në Klan Kosova.
“Kemi ministra të cilët janë kallëzuar penalisht, janë të ndjekur penalisht. Është kërkuar që edhe vet z. Kurti të dëshmojë, kemi rastin të Rezervës Shtetërore, kemi raste që drejtori i KEK-ut është i arrestuar, kemi raste ku ambasadori në Kroaci është i përfshirë në aferat e tregtimit të energjisë elektrike, e i cili nuk është shkarkuar”, theksoi Gashi.



Të tjera
Aktuale
Votat me postë – KQZ njofton se deri më tani janë aprovuar afër 60 mijë pako
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Lajme
MINTI publikon çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Selimi: SHBA kanë dhënë mesazh të qartë se Kosova s’është në rrugë të duhur
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit