Shefi i Grupit Parlamentare i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Qeveria Kurti karakterizohet nga korrupsioni dhe paaftësia.
Gashi para mediave tha se presin që në vjeshtë të ketë një situatë të re, transmeton Botapress.
https://botapress.info/deputeti-kokaj-relaksohet-ne-kuvend-ben-ushtrime-fizike-gjate-seances/
“Ky sesion dhe ky qeverisje karakterizohen nga paaftësia dhe nga kapja e shtetit. Nga shkelja e Kushtetutës, me skandale, me korrupsion masiv. Karakterizohet si Qeveri që e shkel Kushtetutën” tha ai.
Gashi shtoi tutje se, Qeveri Kurti është qeveri e sanksioneve ndërkombëtare dhe sipas tij, Kosova nuk mund të përballojë një qeveri të tillë.
Ndryshe, sot në Kuvend ka dështuar të mbahet seanca për shkak të mungesës së korumit./Botapress.info/