Analisti Shkëlzen Gashi e ka vlerësuar të gabuar përkuljen e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës para memorialit të ushtarëve serbë.
Gashi ka thënë se ushtarët serbë para të cilëve janë përkulur ushtarët e Ushtrisë së Kosovës, kanë kryer krime ndaj popullatës shqiptare në vitet 1912-1913.
Haradinaj: Duket sikur Kurti ka një skenar për të ndarë Kosovën
Duke folur në Pressing, Gashi ka thënë se pajtimi mes popujve nuk mund të arrihet duke nderuar ushtarë që kanë kryer krime.
“Thojshin pajtim, se kur ne gjermanët e francezët bëjnë pajtim, munden edhe shqiptarët e serbët. Po, por jo duke nderuar ushtarët të cilët kanë bërë krime. Nuk mundet me pasë pajtim, pa u ditur saktë çfarë ka ndodhur në Kosovë”, ka thënë Gashi.
“Duhet me mësu për këto, kjo nuk është metoda më e mirë për të arritur pajtim mes dy popujve”, ka shtuar ai. /Botapress.info/