Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka mbështetur idenë e rikthimit nga pushimet dhe mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.
Gashi tha se gjendja aktuale me pandeminë, është faktor kyç që na detyron rikthimin. Tutje Gashi pati kritika edhe për qeverinë Kurti, duke thënë se kjo e fundit ka abstenuar ndaj koronavirusit.
“Grupi Parlamentar i LDK-së, shpreh gatishmërinë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas gjendjes së re të krijuar si pasojë e shpërthimit të valës së re të pandemisë dhe abstenimit të Qeverisë karshi saj.Numri rekord i rasteve të vdekjes dhe i atyre të infektuar, sasia e vaksinave në dispozicion dhe procesi i organizimit të vaksinimit të qytetarëve, si dhe situata e rënduar në sistemin shëndetësor, janë vetëm disa nga temat e domosdoshme për diskutim të menjëhershëm nga përfaqësuesit e popullit në Kuvend”, ka thënë ndër të tjera Gashi./Botapress/