Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka thënë se qëndrimi i LDK është se zgjedhjet duhet të mbahen dhe assesi ato të mos shtyhen.Sipas tij LDK është për shkurtim të fushatës zgjedhore, por që pas 17 tetorit kryetarët e komunave nuk do të kenë legjitimitet.
“Krahasimi me Podujevën nuk mund të lidhet sepse atje kemi pasur nënkryetarin dhe Kuvendin Komunalë, përderisa pas 17 tetorit kryetarët e komunave nuk do të kenë legjitimitet dhe me këtë rast rrezikohet demokracia”, ka thënë ai./Botapress/