Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ua ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kërkesat u dorëzuan më 3 dhe 4 prill 2025, pas dëgjimit të gjithë dëshmitarëve të Prokurorisë.
Veseli, Selimi dhe Krasniqi kishin kërkuar garanci edhe nga Policia e Kosovës, drejtori i së cilës dorëzoi në Dhomat e Specializuara gjithë dokumentet e nevojshme për të dëshmuar aftësinë dhe trajnimet e policisë që t’i ruajnë treshen e UÇK-së gjatë lirimit të përkohshëm, mirëpo Prokuroria e Specializuar e cilësoi të paaftë PK-në ta zbatojë këtë masë.
Vendimi i gjyqtarëve Charles Smith, Christoph Bardhe, Guenaël Mettraux dhe Fergal Gaynor nuk është bërë ende publik, por Klan Kosova e ka parë të përmendet si i tillë në kërkesën e fundit të kryeprokurores Kimberly West për vazhdimin e paraburgimit për Kadri Veselin.
“Paraburgimi mbetet proporcional. Në rishikimin e fundit të paraburgimit, Paneli gjeti se mbajtja e Veselit edhe për dy muaj të tjerë ishte e nevojshme dhe e arsyeshme në bazë të rrethanave specifike të rastit. Më 13 maj 2025, pas vlerësimit të kërkesës së fundit të Veselit për lirim të përkohshëm, Paneli konfirmoi se paraburgimi i tij mbetet i nevojshëm dhe i arsyeshëm.” – thuhet në kërkesën e West, njofton Klankosova.
West e citon vendimin jo-publik edhe kur e arsyeton mbajtjen e Veselit në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen, ku bashkë me Thaçin, Krasniqin e Selimin po qëndrojnë prej 4 vjet e 6 muaj tashmë.
“Paneli ka ardhur në përfundim se vetëm përmes monitorimit të komunikimeve që aplikohet në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, komunikimet e Veselit mund të kufizohen në atë mënyrë që do ta ulin mjaftueshëm rrezikun e pengimit dhe kryerjen e krimeve tjera”
Gjykata Speciale nuk i pati besuar Policisë së Kosovës as në vitin 2021, kur Kadri Veseli kishte bërë kërkesë të njëjtë për lirim të përkohshëm.
Të tjera
Aktuale
Time Kadrijaj tallet me Kurtin: AAK e ka kandidatin, por paska shku në pushime në Greqi
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, është
Aktuale
Dështon për të 48-ën herë konstituimi i Kuvendit
Ka dështuar edhe për të 48-ën
Aktuale
Ndahen mjetet për rimbursimin e 10%-shit për të pensionuarit e vitit 2025
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës