Botapress 3 Gusht – Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një foto nga seanca e Kuvendit ku po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti.
Në një shkrim në Facebook, Musliu thotë se ministrat e Qeverisë Kurti e as vet kryeministri nuk kanë shkuar në seancën e sotme.
“Para pak dite pata thënë se Kosova është shtet pa Qeveri”, ka shkruar deputetja e PDK-së.
Ajo tha se edhe pse sot po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë, “vetëm qeveri e qeverisje nuk po shohim”.