Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi ministri Faton Peci kërkoi mbrojtje të afërt.
Musliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, tha se nëse ministri kërkon mbrojtje të afërt për raportin e komisionit në lidhje me pronat e Insitutit Bujqësor, atëherë si duhet të ia bëjnë zyrtarët përkatës.
“A duhet edhe ata te kërkojnë mbrojtje te afert për punën qe Ministra i ka ngarkuara ta bëjnë? A mund te jene edhe ata te rrezikuar siç ka pretenduar Ministri për vete?”, ka shkruar tutje ajo.
Musliu ka përmendur një aksion të kryetarit Kadri Veseli, për siç tha ajo, lirimin e pronave të uzurpuara të APK-së.
“Kryetari Veseli aspak nuk u pat frikuara atë kohe, pas atij aksioni shume biznese patën filluar te punojnë dhe zgjerojnë bizneset e tyre”, tha ajo.