Gani Geci, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një prej bashkëluftëtarëve të orëve të para me komandant Adem Jasharin, përvec se është mjaft prezent në medie, është akiv edhe në rrjetet sociale në Facebook, shkruan Botapress.
Në një postim të tij ndër të tjerash Gani Geci ka prezantuar veten dhe avokatin e tij mbrojtës Ndrec Dodaj, duke e relativizuar prejardhjen e tyre të ndryshme fetare dhe duke e ngritur lart prejardhjen e përbashkët shqiptare.
Në fotografinë e përbashkët me avokatin e tij Ndrec Dodajn, Gani Geci ka shkruar:
Me avokatin tim Ndrec Dodaj, ky avokati im me fe mysliman e unë katolik, e kur po rrimë të dytë bashkë po bëhemi shqiptarë.
P.s. me falni se Ndreca me fe qenka katolik e unë mysliman.
Ky postim dhe ky përshkrim i kësaj fotografie flet qartë se për Gani Gecin, më shumë se sa feja, i përbashkët për shqiptarët është kombi shqiptar, shkruan Botapress.