Gani Geci, ish-bashkeluftëtar i komandant Adem Jasharit dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka ofruar fakte të fletëpagesave për shuma të caktuara të cilat LDK-ja, në vitet 1997 e 1998 e ka ndihmuar familjen e komandant Adem Jasharit.
“Ma gjeni dikush një letër që LPK apo kushdo tjetër e ka ndihmuar familjen Jashari para se me u vra Adem Jashari. Prandaj, ata që gënjejnë se LDK-ja nuk e ka ndihmuar familjen Jashari, le t’i demantojnë këto fakte që po i publikoj me nënshkrime” ka shkruar Gani Geci në postimin e tij në Facebook,
Ja postimi i Gani Gecit në Facebook:
Ja faktet me letra, qysh dhe si LDK e ka ndihmuar familjen Jashari apo Adem Jasharin:
Më datën 01.03.1997, 5 mijë e 830 DM i ka pranuar Rifat Jashari nga aktivistët e LDK-së.
Më datën 07.02.1998, 20 mijë e 700 DM i ka pranuar Rifat Jashari nga aktivistët e LDK-së.
Ma gjeni dikush një letër që LPK apo kushdo tjetër e ka ndihmuar familjen Jashari para se me u vra Adem Jashari. Prandaj, ata që gënjejnë se LDK-ja nuk e ka ndihmuar familjen Jashari, le t’i demantojnë këto fakte që po i publikoj me nënshkrime.